DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Christopher Hill reagon sërish për aktgjykimin në Hagë: U çudita dhe u zhgënjeva nga dënimi

21 Shtator 2026
A A
Christopher Hill reagon sërish për aktgjykimin në Hagë: U çudita dhe u zhgënjeva nga dënimi
Share on Facebook

Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill ka reaguar sërish për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Hill, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm amerikan për Kosovën dhe dëshmitar në procesin gjyqësor në Hagë, ka folur për vendimin në një intervistë ekskluzive nga SHBA-ja për emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Ai ka thënë se u befasua dhe u zhgënjye kur mori vesh për dënimet, ndërsa kujtoi edhe dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit.

“Reagimi im i parë, me sinqeritet, mund t’ju them, është se është e vështirë të parashikosh se cili do të ishte vendimi. Kur e dëgjova këtë dënim me 25 vite, u çudita dhe isha shumë i zhgënjyer”, ka deklaruar Hill.

Ai tha se gjatë dëshmisë në Hagë kishte folur në mbrojtje të Thaçit, duke theksuar se në atë periudhë e kishte parë atë si person që kërkonte një rrugë paqësore.

“Kisha folur në mbrojtje të zotit Thaçi te Tribunali në Hagë dhe, sipas këndvështrimit tim, ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe po përpiqej të gjente një mënyrë paqësore për luftën”, u shpreh Hill.

Ish-diplomati amerikan tha se, megjithatë, vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe se diplomatët kanë kufizime në komentimin e tij.

“Kam qenë shumë i zhgënjyer nga lajmi i dënimit. Sigurisht, ky është një vendim gjykate dhe diplomatët e kanë të kufizuar të flasin. Duhet të presim avokatët”, tha ai.

Hill foli edhe për mënyrën se si e kishte parë UÇK-në gjatë periudhës së luftës. Sipas tij, ajo ishte më pak e organizuar sesa pretendonin vetë anëtarët e saj.

“Sipas këndvështrimit tim të asaj kohe, UÇK-ja ishte shumë më pak e organizuar nga ç’thonin vetë anëtarët e saj, por ishte ideja që ajo donte të prezantohej si mirëorganizuar”, deklaroi Hill.

Ai shtoi se nuk ishte bindur nga ideja se UÇK-ja kishte një strukturë të integruar nga niveli i ulët deri te ai i lartë.

“Gjithsesi, puna ime ishte të gjenim ndonjë mënyrë të gjenim paqe, për të siguruar të drejtat e njerëzve dhe për të ecur përpara”, përfundoi Hill.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 320)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com