DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Profesori spanjoll për vendimin e Hagës: Ligji duket si mbulesë për politikën

22 Shtator 2026
A A
Profesori spanjoll për vendimin e Hagës: Ligji duket si mbulesë për politikën
Share on Facebook

Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquín Urías, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, duke e vënë atë në kontrast me dënimet për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Në një shkrim të tij, Urías ka argumentuar se dënimi ndaj Thaçit është më i ashpër se ai që, sipas tij, u është shqiptuar organizatorëve serbë të përpjekjeve për gjenocid në Kosovë.

Ai ka vënë në dyshim bazën e vendimit, duke pretenduar se në të mund të kenë ndikuar llogaritjet politike.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin me një dënim më të ashpër se çdo organizator i përpjekjes për gjenocid serb”, ka shkruar Urías.

Profesori spanjoll ka argumentuar se konteksti në të cilin kanë ndodhur veprimet për të cilat Thaçi dhe të tjerët janë dënuar nuk mund të ndahet nga rrethanat e luftës në Kosovë.

“Krimet e luftës që i atribuohen Thaçit u kryen në kontekstin e përgjigjes guerile kundër spastrimit etnik”, ka shkruar ai.

Sipas Urías, dallimi mes krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë dhe atyre që Gjykata Speciale ia atribuon Thaçit dhe të tjerëve është thelbësor për të kuptuar rastin.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se në konfliktet e mëdha ndërkombëtare, ligji mund të shërbejë si mbulesë për vendime të ndikuara nga politika apo konsiderata etike.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 304)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com