DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

22 Shtator 2026
A A
Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
Share on Facebook

Në dokumentet publike më të fundit të paraqitura pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përfaqësuesi i viktimave ka prezantuar argumente tronditëse mbi gjendjen e sistemit ligjor në Kosovë, me qëllim që procedura e dëmshpërblimit për viktimat të mos transferohet në gjykatat civile të Kosovës, por të vendoset e të ekzekutohet direkt nga vetë Gjykata Speciale.

Sipas parashtresës zyrtare të dorëzuar në kuadër të rastit ndaj ish-krerëve të UÇK-së (KSC-BC-2020-06), përfaqësuesi i viktimave u është referuar gjetjeve të ekspertëve ku renditen një varg e metash serioze me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Në veçanti, në paragrafin 18 të këtij dokumenti, theksohet ekzistenca e mundshme e një niveli të caktuar korrupsioni dhe ndërhyrjeje brenda sistemit ligjor të Kosovës, si dhe mungesa e strukturave efikase të llogaridhënies për gjyqësorin,.

“Ekzistenca e mundshme e një niveli të caktuar korrupsioni dhe ndërhyrjeje brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe mungesa e strukturave efikase të llogaridhënies për gjyqësorin; (ii) kohëzgjatja e procedurave civile; (iii) problemet e mundshme lidhur me ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të Kosovës kundër pasurive që ndodhen në territorin e një vendi që nuk ka marrëveshje për bashkëpunim gjyqësor apo lidhje diplomatike me Kosovën; (iv) fakti se fondet ekzistuese për ofrimin e ndihmës juridike mund të mos kenë burime të mjaftueshme për të garantuar ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës juridike; dhe (v) pasiguria lidhur me zbatimin e afateve të parashkrimit, nëse ka të tilla, për pretendimet civile të ngritura nga viktimat e krimeve të luftës”, thuhet në referencën ku arsyetohet pse të hollat duhet të ekzekutohen direkt në Gjykatën e Hagës.

Mbi bazën e këtyre gjetjeve, Mbrojtja e Viktimave i ka kërkuar trupit gjykues që të miratojë këto vëzhgime dhe të mos i udhëzojë viktimat të kërkojnë dëmshpërblim nëpërmjet gjykatave civile të Kosovës, por kjo e drejtë t’u njihet dhe t’u realizohet drejtpërdrejt brenda procesit që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Shkresa e Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave është bërë publike një javë pasi që Trupi Gjykues dënoi me 81 vite burg në total Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Parashtrimi i plotë në dispozicion vetëm në gjuhën angleze:

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 303)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com