DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale nuk duhej të ngrihej, UÇK u dënua më rëndë se ata që kryen krime

22 Shtator 2026
A A
Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale nuk duhej të ngrihej, UÇK u dënua më rëndë se ata që kryen krime
Share on Facebook

Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum në një lidhje ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës e cila dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Steinbaum gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo gjykatë nuk duhej të ngrihej. Sipas tij pas ngritjes së kësaj gjykate u kuptua se po shkonte në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe kjo ndaj atyre që kryen krimet e luftës.

“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim besim te institucionet e saj në mënyrë që ta bënte ajo procesin.

Por kur gjykata u ngrit, u kuptua se ajo do të shkonte vetëm në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë.
Pra, duke mos e bërë këtë, njerëzit arrijnë në përfundimin se gjykata kishte një qëllim për të dënuar ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që kryejnë krimet gjatë luftës”, tha ai.

Sa i përket vendimit, ai theksoi se gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat teksa shtoi se shpreson qe Apeli të provojë që vendimi ishte i gabuar.

“Ky mund të ketë qenë një problem real për këtë çështje. Shpresoj që në apel kjo do të jetë një çështje që mbrojtja duhet ta ngrejë. Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat dhe shpresoj që gjyqtarët në apel të thonë se po ky ishte një gabim dhe që të ketë gjasa që dënimi të kthehet, por skenari që ju përmendët është një mundësi që diçka mund të ndodh në apel”, shtoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 303)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com