DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia

22 Shtator 2026
A A
Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia
Share on Facebook

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka shkruar ai.

Pushkolli ka thënë se, sipas informacionit që i është dhënë, arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së.

“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, thuhet në njoftimin e tij.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka deklaruar Pushkolli.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 299)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com