DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policit Vehap Morina i dorëzohet mirënjohje për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren

23 Shtator 2026
A A
Policit Vehap Morina i dorëzohet mirënjohje për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren
Share on Facebook

Një përleshje e rrezikshme në Prizren mund të kishte marrë përmasa shumë më të rënda, po të mos ishte ndërhyrja e shpejtë dhe e guximshme e hetuesit policor Vehap Morina, i cili arriti ta çarmatosë njërin prej të dyshuarve, por gjatë përballjes mbeti i plagosur me thikë.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për incidentin, ku njëri prej personave të përfshirë dyshohej se kishte nxjerrë armën e zjarrit, ndërsa gjatë përleshjes ishte përdorur edhe thika.

Burimet e Sinjalit kishin bërë të ditur se njëri nga personat e përfshirë ishte Leotrim Fanaj, i cili dyshohej se kishte nisur përleshjen dhe më pas kishte nxjerrë armën e zjarrit.

Në momentet më kritike të incidentit, hetuesi policor Vehap Morina kishte ndërhyrë drejtpërdrejt. Ai i ishte afruar Fanajt dhe kishte arritur t’ia merrte armën nga dora, duke e çarmatosur.

Por ndërhyrja nuk kishte kaluar pa pasoja.

Gjatë përplasjes, Morina ishte plagosur me thikë në dorë dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai ishte liruar për në shtëpi.

Tash, për profesionalizmin dhe guximin e treguar gjatë kësaj ndërhyrjeje, Morina është nderuar me mirënjohje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Mirënjohja iu dorëzua nga drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, në prani të stafit komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Sipas Policisë, Morina kishte ndërhyrë gjatë një përleshjeje mes katër personave, dy prej të cilëve ishin të armatosur, në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Pavarësisht rrezikut, ai kishte ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të shmangur pasoja më të rënda.

Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja e tij kishte kontribuar në qetësimin e situatës dhe parandalimin e pasojave të rënda.

Veprimi i Morinës, i cili u përball drejtpërdrejt me një person të armatosur dhe arriti ta çarmatosë, ndonëse vetë mbeti i plagosur, është vlerësuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë si shembull i profesionalizmit, guximit dhe përkushtimit në kryerjen e detyrës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 299)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com