DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gruaja e Veselit: Ai është mirë, i fortë si gjithë – Kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu, por mos i shko ma tutje

23 Shtator 2026
A A
Gruaja e Veselit: Ai është mirë, i fortë si gjithë – Kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu, por mos i shko ma tutje
Share on Facebook

Mbrëmë ka qenë nata e 7-të me radhë e protestave gjithëpopullore të cilat po mbahen në sheshin “Skenderbeu” pas verdiktit të Gjykatës Speciale për 81 vite burgim për katër ish-krerët e UÇK-së.

E pranishme natën e mbrëmshme në protestë ishte edhe gruaja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili nga Haga u dënua me 18 vite burgim.

Gruaja e Veselit, Violeta, tha se nuk dëshironte të qëndronte në ballë të protestës, por qëndroi në mes qytetarëve të cilët i falëndero për përkrahjen që po i japin si Veselit dhe gjithë familjes.

“Për aktgjykimin s’kam çka flasë faleminderit shumë nga zemra këtyre njerëzve që s’u lodhët tu na përkrah. Kam hy në mes se s’kam pas qef me nejt në fillim po kam dashtë me nejt me ta”,deklaroi ajo.

E pyetur nëse ka kontaktuar me Veselin në lidhje me protestën, ajo tha se nuk ka folur mbi këtë çështje, por se normalisht ai është njoftuar përmes lajmeve mbi zhvillimet në protestë.

“S’e kam bisedu, por sigurisht se i ka pa edhe përmes televizionit. Sigurisht se është i kënaqur.”

“Mirë është shumë mirë, i fortë si gjithë. Edhe familja është mirë”.

“Jo s’kam qenë çdo natë se s’kam mujt, por..”

E njëjta është pyetur edhe për ftesën që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu iu bëri familjes Veseli, Thaçi, Krasniqi dhe Selimi për një takim të përbashkët.

Kjo e fundit e konfirmoi se ka pranuar ftesën, por duke mos dashur të zgjasë deklarimin mbi këtë situatë.

“Kemi marrë, mos i shko ma tutje se te shohim”,shtoi ajo.

Duhet theksuar se pas verdiktit në Hagë protestat të vazhdueshme po mbahen në Prishtinë nga ku kërkohet zhbërja e kësaj Gjykatë dhe përkrahje sa më e madhe qytetarë e institucionale për ish-krerët e UÇK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 299)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com