DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

508 komunikime telefonike: Detajet si u mor në pyetje nga SPAK ish-kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni, për lidhjen me Agasin

23 Shtator 2026
A A
‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
Share on Facebook

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe biznesmeni i arrestuar, Ergys Agasi, kishin komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshohet se Hyseni e ndihmonte atë duke i dhënë informacione të klasifikuara, madje edhe gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

SPAK disponon rreth 508 forma bisedash, që përfshijnë komunikime telefonike dhe biseda në aplikacione të ndryshme të kryera mes Hysenit dhe Agasit nga data 28 qershor deri në 26 gusht. Këto komunikime u zhvilluan në kohën kur biznesmeni, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal, ndodhej në kërkim.

Vlora Hyseni u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme javën e kaluar, ku përpara prokurorëve të çështjes pranoi se ka pasur komunikime me Agasin, por mohoi të ketë bashkëpunuar apo ta ketë takuar fizikisht atë, raporton abcnews.al. Drejtoresha e SHISH dhe biznesmeni kishin lidhje personale me njëri-tjetrin, fakt ky që vërtetohet nga bisedat e zbardhura nga Prokurorët e Posaçme.

Megjithatë, përtej lidhjes personale, ish-zyrtarja e lartë e ndihmonte Ergys Agasin me çështjen penale që SPAK kishte hapur ndaj tij. Ajo ka pasur komunikim të vazhdueshëm me të, edhe pse ai ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për shtatë vepra penale.

Ndaj Vlora Hysenit, GJKKO ka firmosur masën “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, si person që ka përkrahur Ergys Agasin dhe i ka dhënë këtij të fundit informacione të klasifikuara si shtetërore.

Hyseni, së bashku me Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalucin, dy persona të tjerë ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masë sigurie, pritet të dalin nesër përpara GJKKO-së për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 294)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com