DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A do t’i vizitojë ushtruesja e detyrës së presidentes familjet e ish-krerëve të UÇK-së në shtëpitë e tyre?

23 Shtator 2026
A A
Haxhiu nuk ngutet me seancën konstituive, tregon arsyen e vonesës
Share on Facebook

Gati një javë pas vendimit dënues të Hagës, familjeve Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi u ka shkuar ftesë për takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Por realizimi i takimit, të paktën me të gjithë familjarët e tyre, po duket vështirë i arritshëm. Përgjigja e parë erdhi qysh mbrëmë nga familja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, përmes djalit të tij.

“Ne presim me ardh në shtëpi tonë kushdo që dëshiron”, ka deklaruar Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.

Që ftesën e kanë pranuar e konfirmoi edhe familja Veseli, veçse as këta s’treguan se a do të marrin pjesë. Se si do t’i përgjigjen ftesës së Haxhiut, nuk treguan as familjarët e ish-presidentit Thaçi. Por pozitivisht ushtrueses së detyrës së presidentes i është përgjigjur gruaja e Rexhepit, Shqipe Selimi.

Qëllimin e ftesës për takim, Zyra e Presidentes e ka sqaruar në një përgjigje ku bën të ditur se aty synojnë të diskutojnë për rrugën dhe strategjinë që duhet ndjekur, për çka edhe është vlerësuar që këto tema të diskutohen me familjarët.

Pjesë e takimit, sipas Presidencës, është paraparë të jenë edhe ministrat Andin Hoti e Ejup Maqedonci, ndërsa janë përgjigjur rreth asaj nëse Haxhiu është e gatshme t’i vizitojë familjet në shtëpitë e tyre:

“Sa u përket vizitave në shtëpitë e familjeve, U.d. Presidentja është e gatshme t’i vizitojë familjet edhe në shtëpitë e tyre. Megjithatë, duke pasur parasysh peshën e kësaj çështjeje, është vlerësuar me rëndësi që takimi i parë të zhvillohet në Presidencë. Mbajtja e takimit në institucion i jep atij peshën dhe karakterin institucional që kërkon kjo çështje dhe e bën të qartë se bëhet fjalë për një çështje që meriton vëmendjen e institucionit më të lartë të shtetit. Kjo, natyrisht, nuk i përjashton vizitat apo takimet e tjera me familjet.”

Takimi është paralajmëruar se do të mbahet gjatë kësaj jave dhe pas konfirmimit të pjesëmarrjes, do të caktohet dita dhe ora.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 294)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com