Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin e hapjes në sesionin e dedikuar demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në kuadër të Samitit Vjetor të Clinton Global Initiative në New York.
Osmani ka thënë se në një kohë kur demokracia dhe të drejtat themelore po sfidohen në shumë vende të botës, diskutime të tilla janë më të rëndësishme se kurrë.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Samitit Vjetor të Clinton Global Initiative, pata nderin të mbaja fjalimin e hapjes në sesionin e dedikuar demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Përderisa demokracia dhe të drejtat themelore po sfidohen në shumë vende të botës, diskutime të tilla janë më të rëndësishme se kurrë. Sepse demokracia nuk është vetëm një sistem institucionesh; është besimi se çdo njeri meriton të jetojë me dinjitet, liri dhe të drejtë për ta përcaktuar të ardhmen e tij.
Mbrojtja e këtyre vlerave kërkon guxim, unitet dhe veprim. Dhe mbi të gjitha, kërkon që të mos e marrim kurrë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut si të mirëqena.
Falënderoj ish Presidentin Bill Clinton dhe ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton për ftesën.
