DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AKR-ja u bën thirrje partive: Deri më 6 tetor të arrihet marrëveshja për Presidentin

23 Shtator 2026
A A
AKR e konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share on Facebook

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë thirrje partive parlamentare që deri më 6 tetor të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

AKR-ja ka vlerësuar se, në këtë moment, interesat partiake duhet t’i lënë vend përgjegjësisë shtetërore. Sipas kësaj partie, Kosova ka nevojë për një President që gëzon konsensus sa më të gjerë politik dhe shoqëror.

Në reagimin e plotë thuhet se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë se vendi ndodhet përpara një afati vendimtar për zgjedhjen e Presidentit.

“Deri më 6 tetor, partitë parlamentare duhet të bëjnë çmos për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për t’i dhënë Kosovës një President që gëzon konsensus sa më të gjerë politik dhe shoqëror”, thuhet në reagim.

AKR-ja thekson se, në një moment kaq të ndjeshëm për vendin, interesat partiake duhet t’i lënë vend përgjegjësisë shtetërore.

Sipas AKR-së, aktgjykimi i fundit i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bën edhe më të domosdoshme që Kosova të ketë institucione të konsoliduara, funksionale dhe një skenë politike të aftë të bashkërendojë veprimet e saj për çështjet me interes kombëtar.

“Fokusi i institucioneve tona duhet të jetë tek apelimi i vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara si dhe tek ofrimi i mbështetjes së nevojshme për të garantuar që historia jonë nuk rishkruhet nga vendimet gjyqësore të motivuara politikisht”, thuhet më tej në reagimin e AKR-së.

Aleanca Kosova e Re u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të tejkalojnë dallimet dhe kalkulimet e ngushta politike dhe të angazhohen seriozisht për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

“Tash më shumë se kurrë kërkohet pjekuri politike, dialog e unitet”, thuhet në reagim.

AKR-ja thekson se Kosova është më e rëndësishme se secila parti dhe se, përballë sfidave që e presin vendin, institucionet duhet të jenë funksionale, ndërsa spektri politik duhet të jetë i aftë të bashkohet aty ku kërkohet mbrojtja e interesit të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 732)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 671)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (191)
  • Sport (444)
  • TV (93)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com