Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përkujtuar policin e vrarë Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.
Përmes një deklarate, Ambasada britanike tha se kujton Bunjakun, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023.
“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij”, thuhet në deklaratë.
Ambasada britanike vlerësoi gjithashtu guximin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe rivendosjen e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për ndjekjen e përgjegjësve.
“Llogaridhënia mbetet thelbësore. Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë”, thuhet më tej në deklartë
