Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e ka përkujtuar rreshterin e vrarë nga sulmi terrorist në Banjska, Afrim Bunjakun, më 24 shtator. Sot shënohet tre-vjetori i rënies së rreshterit Bunjaku.
Në reagimin e ambasadës thuhet se i bashkohen Kosovë në nderimin e rreshterit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku. Më tej, ata bëjnë thirrje që autorët e sulmit terrorist të vihen para drejtësisë,.
“I bashkohemi Kosovës në nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Përsërisim thirrjen tonë që autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Më 24 shtator shënohen tri vite nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sulmi ndodhi më 24 shtator të 2023-ës, kur një grup i armatosur në krye me Milan Radoiçiq sulmoi njësitë policore në fshatin Banjskë. Rreshteri Bunjaku u vra gjatë përballjes me grupin e Radoiçiqit.
Radoiçiq endet i lirë tash e tri vite dhe mbrohet nga shteti serb, përkundër përgjegjësisë për sulmin terrorist.
