Biseda të reja janë zbuluar midis drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmenit Ergys Agasi, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në kërkim për dosjen e “AKSHI-t”.
Në një prej komunikimeve të publikuara, pjesë e dosjes së SPAK, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim.
“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.
Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”.
“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”, shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.
“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni, duke treguar për një romancë mes tyre.
Kujtojmë se GJKKO ka caktuar “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, e cila mesditën e sotme do të dalë në gjyq.
Ajo po hetohet për 2 vepra penale: “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”
