Në qytetin e Podujevës nesër do të mbahet protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
E tashmë në kuadër të kësaj proteste disa të rinjë të kësaj komune kanë vendosur flamujtë e UÇK-së në pjesë të ndryshme të qytetit.
Protesta nis nga ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
