Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri ka folur për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tahiri tha se vendimi ka qenë interpretim politik.
“Qeveria ishte dashur me pasë një qëndrim i cili është në Webfaqe. Nuk ekziston, as ai në Kuvend të Kosovës, institucionet e Kosovës, Akademia e Shkencave, katedra e Historisë, Katedra e Juridikut, e filozofisë”, tha Tahiri.
“Nuk po më intereson mua se çka thotë dikush në status. Politika e Kosovës është ngushtu kush çka thotë në rrjete sociale, jo kush çfarë veprimi institucional që merr”, shtoi Tahiri.
