Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet lidhur me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Pas përfundimit të akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Kurti nuk është deklaruar para gazetarëve për këtë çështje.
