Qytetarë janë tubuar sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e nëntë të protestave kundër vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Speciales, me të cilin ish-katërshja e UÇK-së u dënua me gjithsej 81 vjet burgim.
Tubimi po zhvillohet në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimi ndaj vendimit të gjykatës në Hagë.
