Një rast i “lëndimit të lehtë trupor” është regjistruar të mërkurën (23 shtator) në Istog, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e sulmit, viktima ka kërkuar dhe pranuar ndihmë mjekësore.
I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
