DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

QKUK realizon mbi 3 mijë shërbime logopedike për fëmijë gjatë janar–shtatorit

25 Shtator 2026
A A
QKUK realizon mbi 3 mijë shërbime logopedike për fëmijë gjatë janar–shtatorit
Share on Facebook

Shërbimi i Logopedisë në kuadër të Klinikës së Otorinolaringologjisë në QKUK ka realizuar mbi 3 mijë shërbime logopedike për fëmijë gjatë periudhës janar–shtator 2026.

Sipas QKUK-së, gjatë kësaj periudhe, 112 fëmijë kanë vijuar rregullisht trajtimin, ndërsa janë realizuar gjithsej 3,048 shërbime logopedike dhe 141 vlerësime logopedike.

Trajtimet zhvillohen në seanca individuale, një deri në dy herë në javë, me kohëzgjatje prej 30 deri në 45 minuta, në varësi të nevojave të fëmijëve.

Shërbimi ofron vlerësim, diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim për fëmijët me vështirësi në komunikim, gjuhë dhe të folur, përfshirë vonesat në zhvillim, belbëzimin, çrregullimet fonologjike, apraksinë, çrregullimet e zërit, dëmtimet e dëgjimit dhe vështirësi të tjera.

QKUK ka bërë të ditur se që nga marsi i vitit 2025, kapacitetet e Shërbimit të Logopedisë janë zgjeruar me një kabinet shtesë, ndërsa janë përmirësuar edhe ambientet ku zhvillohen trajtimet.

“Intervenimi i Hershëm” mbetet motoja e këtij shërbimi, me theksin te rëndësia e ndërhyrjes në kohën e duhur për zhvillimin e komunikimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 292)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com