DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim

25 Shtator 2026
A A
Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
Share on Facebook

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, iu është drejtuar protestuesve në Drenas, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në fjalën e tij para protestuesve, Krasniqi tha se mbrojtja e UÇK-së, sipas tij, nënkupton mbrojtjen e së kaluarës dhe së ardhmes së shtetit, si dhe të historisë së popullit të Kosovës.

“Aktgjykimi në Hagë nuk është çështje që prek individ, ai prek një kapitull të historisë sonë. Një histori të shkruar me gjak, sakrificën e mijëra njerëzve që u vranë, u masakruan, u dhunuan dhe u dëbuan nga regjimi dhe forcat serbe. Prandaj, sot ne duhet të ngrihemi përsëri në këmbë, jo për hakmarrje, por për të mbrojtur të vërtetën, dinjitetin e historisë sonë. Ata që dikur na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që ne të mos heshtim duke mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së ne nuk po mbrojmë vetëm të kaluarën, po mbrojmë edhe të ardhmen e shtetit tonë, kujtesën e brezave dhe të drejtën tonë për të treguar historinë ashtu siç është. UÇK bëri luftë të drejtë, sot duhet të lëmë mënjëanë të gjitha dallimet politike. Të gjitha partitë duhet të bashkohen për një çështje që është më e madhe se secila parti, lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 794)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (451)
  • TV (95)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com