Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se rreziku më i madh që vjen nga inteligjenca artificiale nuk është humbja e kontrollit njerëzor mbi të, por mundësia që ajo t’i bindet njeriut të gabuar.
Sipas tij, sfida e inteligjencës artificiale shtrihet në tre nivele kryesore: çfarë bën ajo në vendin tonë, çfarë na bën ne si individë dhe si shoqëri, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne.
“Mendoj që mesazhi që ju detyrohemi është një mesazh tejet i thjeshtë. Rreziku i menjëhershëm e më i madh nuk është se inteligjenca artificiale do të ndalet së binduri i njerëzimit. Rreziku më i madh do të jetë që do t’i bindet në mënyrë të përkryer individit të gabuar. Sfida vjen në tre nivele, në tre shtresa. Çfarë na bën, çfarë bën inteligjenca artificiale në vendin tonë?
Çfarë na bën ne dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur tek ne. Së pari çfarë bën në vend tonë? Në fakt debati publik përfytyron makina që zgjohen kanë ambicie dhe kthehen kundër krijuesve të tyre. Por sistemet me të cilët përballemi sot nuk zgjohen me urrejtje në zemrën e tyre.
Shumëfishojnë tonën. Ato nuk kanë ambicie të vetëm, por shërbejnë ambicieve të të tjerëve. Nuk mbajnë flamuj, por mund të dislokohen nga një shtet. Nuk thonë gënjeshtra për interes të tyre, por mund të thonë miliarda gënjeshtra për llogaritë e të tjerëve,” deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi se makineritë nuk kanë ndërgjegje, por mund të “huazojnë” shtrirjen e një qeverie, pozicionin e një arme dhe intimitetin e një miku.
Ai vuri në dukje stimujt ekonomikë që rrethojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale, të cilët shpesh zëvendësojnë përpjekjen njerëzore në vend që të rrisin kapacitetin e njeriut.
“Makina nuk ka ndërgjegje, por mund të huazojë shtrirjen e një qeverie, precizionin e një arme dhe intimit e një miku. E në të njëjtën kohë stimujt ekonomikë që rrethojnë inteligjencën artificiale shpërblejnë gjithmonë e më tepër zëvendësimin e përpjekjes njerëzore në vend të zgjerimit e rritjes së kapacitetit njerëzor”, tha Rama
Në fjalën e tij, kryeministri Rama e trajtoi inteligjencën artificiale si një teknologji me potencial të dyfishtë: mjet që mund të forcojë qeverisjen dhe shërbimet publike, por edhe rrezik serioz nëse bie në duar të gabuara ose përdoret pa kontroll dhe pa përgjegjësi njerëzore.
“Shkruaje kodin që të mos më duhet ta kuptoj. Hartoje raportin që të mos mendoj përgjatë tij. Po bëj një gjykim. Merr një vendim në mënyrë që të mos mbaj përgjegjësi për këtë. Kur suksesi matet, vetëm me sa punë i heq makina qenies njerëzore, mund të krijojmë institucione më efikase, por do të kemi njerëz më pak të aftë. Një civilizim që e përjashtëson përpjekjen në vijim mund të jashtëkontraktojë dijen.
Një civilizim që jua lë në dorë dijen të tjerëve, mund në vijim të lërë në dorë gjykimin e një civilizim që lënë në dorë jashtë gjykimin mund të zbulojë që në fakt ka lënë në dorë të të jashtëmve përgjegjësinë dhe në fakt nuk është e pashmangshme, është zgjedhje.
Ne mund të ndërtojmë një inteligjencë artificiale që mëson, në vend që thjesht të përgjigjet, që orienton, në vend që thjesht të komandojë e që fuqizon qenien njerëzore, në vend që qenia njerëzore të bëhet e varur prej saj. Pyetja nuk shtrohet se sa shpejt e kreu punën makina. Duhet të shtrojmë pyetjen, çfarë mësoi qenia njerëzore?”, theksoi më tej kryeministri Edi Rama.
