DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet

25 Shtator 2026
A A
Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
Share on Facebook

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë vjetore të Albanian American Relations Council (AARC), të mbajtur në New York, në prani të përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan, miqve të komunitetit shqiptar dhe personaliteteve nga jeta publike. AARC e ka përshkruar ngjarjen si një mbrëmje kushtuar lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe kontributit të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në fjalën e tij, Konjufca ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rolin e veprimtarëve, shoqatave dhe organizatave shqiptare në sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve amerikane për çështjen e Kosovës.

“Veprimtarët, shoqatat dhe organizatat shqiptare punuan për dekada për çështjen shqiptare dhe për ndërgjegjësimin e opinionit dhe institucioneve amerikane për Kosovën. Kontributi i mërgatës shqiptare në Amerikë qëndron në themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Konjufca.

Ai është ndalur edhe te aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi që, sipas tij, tejkalon fatin personal të personave të dënuar.

“Vendimi i shkallës së parë i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së përbën një padrejtësi që shkon përtej fatit personal të të dënuarve dhe prek kauzën tonë për çlirim dhe liri. Kjo padrejtësi duhet të korrigjohet dhe duhet të mbrohet legjitimiteti i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe e drejta e popullit të Kosovës për çlirim nga shtypja”, u shpreh Konjufca.

Në fjalën e tij, ai ka folur edhe për situatën institucionale në Kosovë, duke theksuar nevojën për stabilitet institucional dhe demokratik.

Konjufca ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe reflektim, duke kërkuar që interesi shtetëror e kombëtar të vendoset mbi interesat e ngushta partiake.

“Në një kohë sfidash të mëdha, kohezioni kombëtar dhe funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve mbeten thelbësore”, ka theksuar ai.

Në përmbyllje, Konjufca ka falënderuar Albanian American Relations Council për angazhimin në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, si dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe fuqizimin e lidhjes së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara me vendet shqiptare.

“Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi AARC-në për angazhimin në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe fuqizimin e lidhjes së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara me vendet tona”, thuhet në komunikatë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 809)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (192)
  • Sport (451)
  • TV (97)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com