Sonte Kosova ka hyrë në ditën e dhjetë të protestave kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,.
Gjatë protestës, organizatori Çlirim Haziri tha se “UÇK-ja nuk është temë ditore”, duke iu referuar përgjigjes së ministres Donika Gërvalla kur ishte pyetur nga mediat për heshtjen e saj në lidhje me verdiktin në Hagë.
Pavarësisht motit të lig, edhe sonte qendra e Prishtinës u mbush me protestues.
