DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

25 Shtator 2026
A A
Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Share on Facebook

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sherifi ka thënë se kur “ndryshon pozita, ndryshojnë edhe mundësitë për të vepruar, e bashkë me to ndryshon edhe përgjegjësia!”.

Ai ka shkruar gjithashtu se “aq sa kemi të drejtë t’u themi atyre që e votuan: ‘Ju e votuat, tash mbylleni gojën’, po aq të drejtë kanë ata që e votuan t’u thonë atyre që atëherë ishin kundër, por tash janë në pushtet: ‘Po, nga opozita ishit kundër. Por çfarë bëtë këto gjashtë vite, kur ishit në pushtet, për t’i shmangur dëmet që thoshit se do t’i sillte kjo Gjykatë?’”.

Postimi i plotë

KUR NDRYSHON POZITA, NDRYSHON EDHE PËRGJEGJËSIA

Sikur shumë të tjerë, edhe unë kam qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Por kundërshtimi im nuk ka qenë vetëm qëndrim personal. Edhe NISMA Socialdemokrate, sekretar i përgjithshëm i së cilës isha në atë kohë, ka qenë kundër themelimit të saj.

Kontributi im, në emër të NISMËS, ka qenë publik, përmes shkrimeve, intervistave dhe debateve televizive. E kemi konsideruar gabim dorëzimin e një pjese të sovranitetit në fushën e drejtësisë te një mekanizëm, për të cilin atëherë askush nuk e dinte saktësisht se si do të dukej dhe si do të funksiononte. Fundja, çka mund të bësh tjetër kur je në opozitë, përveçse të kundërshtosh?

Tash le të kthehemi e të shohim se ku jemi. Po, koha u dha të drejtë, në shumëçka, atyre që e kundërshtuan!

Por, aq sa kemi të drejtë t’u themi atyre që e votuan: “Ju e votuat, tash mbylleni gojën”, po aq të drejtë kanë ata që e votuan t’u thonë atyre që atëherë ishin kundër, por tash janë në pushtet: “Po, nga opozita ishit kundër. Por çfarë bëtë këto gjashtë vite, kur ishit në pushtet, për t’i shmangur dëmet që thoshit se do t’i sillte kjo Gjykatë?”

Jo si akuzë. Por, si pyetje që lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësinë politike. Sepse të qenit kundër një vendimi kur je në opozitë nuk të amniston nga përgjegjësia kur më vonë je në pushtet!

Kur ndryshon pozita, ndryshojnë edhe mundësitë për të vepruar. E bashkë me to ndryshon edhe përgjegjësia!

Nëse e marrim metaforën e një zjarri që ka kapluar një banesë në një ndërtesë, zjarri nuk pyet në cilin kat jeton ti. Nëse nuk lufton për ta ndalur përhapjen e tij, ai do ta përfshijë tërë ndërtesën dhe, herët a vonë, edhe banesën tënde!

Prandaj, sot nuk duhet të merremi vetëm me pyetjen: Kush e ndezi zjarrin? Duhet të pyesim edhe: Çfarë bëmë për ta ndalur përhapjen e tij? Dhe çfarë mund të bëjmë sot?

Sepse një betejë nuk fitohet vetëm duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte. Fitohet duke ditur çfarë të bësh pasi beteja ka filluar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 817)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (192)
  • Sport (451)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com