Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo rezident danez, Christian Grønbech-Jensen.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit me ambasadorin danez ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë të tyre.
“Duke shprehur mirënjohje ndaj Danimarkës, kërkova mbështetje për të avancuar statusin e aplikimit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti.
