Policia ka njoftuar se dy burra dhe dy gra janë arrestuar në Dragash, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të dhunimit dhe materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 shtator të këtij viti.
Me vendim të prokurorit, viktima e rastit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
