Shqiptarë nga e mbarë bota janë duke protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ku u dënuan gjithsej me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në Helsinki të Finlandës, sot janë mbledhur një numër i madh i bashkatdhetarëve për të shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë lidhur me këtë vendim të Dhomave të Specializuara.
