DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti e pezullon nga detyra zyrtarin që prej kohësh dihej se ka aktakuzë të ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare

26 Shtator 2026
A A
Kurti e pezullon nga detyra zyrtarin që prej kohësh dihej se ka aktakuzë të ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Share on Facebook

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur sot ta pezullojë nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukajn. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, ky hap vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare.

Pezullimi i Muzliukajt, i cili këtë pozitë e ushtronte që nga emërimi i 1 gushtit të vitit 2025, do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të procedurës penale. Gjatë kësaj periudhe, ai do të përfitojë 50 për qind të pagës së tij të plotë.

Vendimi i sotëm për pezullim vjen rreth një muaj pasi Kryeministri Kurti e kishte emëruar të njëjtin person në një tjetër pozitë me rëndësi. Më 12 gusht të vitit 2026, me vendim të Qeverisë, Kurti e kishte emëruar Muzliukajn si kryesues të Komisionit të Pranimit për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), pavarësisht se edhe në atë kohë Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar aktvendimin për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Muzliukaj, i njohur si ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe ish-drejtor komunal në Mitrovicë gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ishte arrestuar në korrik të vitit 2023 nga Prokuroria Speciale, së bashku me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën.

Në atë kohë, Prokuroria kishte njoftuar se ndaj Muzliukajt ishte lëshuar urdhër për bastisjen e banesës, ndërsa ai u lirua një ditë pas arrestimit për t’u mbrojtur në liri.

Sipas aktakuzës, Muzliukaj, në cilësinë e ish-drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 856)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (193)
  • Sport (452)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com