Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Trupi Gjykues e ka përshkruar luftën.
Sipas Behramit, në përmbledhjen e verdiktit thuhet se UÇK-ja, për të arritur qëllimin e saj për pavarësinë e Kosovës, ka përdorur forcë kundër atyre që ishin kundër pavarësisë.
“Me fjalë të tjera, Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si njerëz që kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës!”, ka deklaruar Behrami.
Ai ka kërkuar që kjo pjesë e verdiktit të trajtohet me vëmendje të veçantë, për shkak të implikimeve që, sipas tij, ka në interpretimin e luftës së UÇK-së dhe të historisë së Kosovës.
