DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sadiku paralajmëron për sulme në WhatsApp: Problemi është më i madh sesa kam menduar

26 Shtator 2026
A A
Sadiku: Tentativa e Kurtit duket të jetë – ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në
Share on Facebook

Deputeti i LDK-së dhe eksperti i IT-së, Sadik Sadiku, ka ngritur shqetësimin për problemet e raportuara së fundmi me llogaritë e WhatsApp-it, duke thënë se situata mund të jetë më serioze nga sa kishte menduar fillimisht.

“Edhe një herë: problemi me WhatsApp-in duket se është më i madh sesa kam menduar edhe unë”, ka shkruar Sadiku në një postim në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta trajtojnë çështjen me urgjencë dhe të bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë përkatëse për të identifikuar masat që mund të ndërmerren.

“Po e lus Qeverinë, Albin Kurtin, Lulëzon Jagxhiun dhe institucionet përgjegjëse: trajtojeni këtë çështje me urgjencë. Kontaktoni edhe partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë përkatëse për të parë se çfarë masash të menjëhershme mund të ndërmerren, përfshirë edhe kufizimin e përkohshëm të SMS-ve të dyshimta, nëse kjo vlerësohet teknikisht e nevojshme”, ka thënë ai.

Sipas Sadikut, janë raportuar përpjekje për marrjen e llogarive dhe të dhënave personale të përdoruesve.

“Ka raportime për sulme dhe tentativa për marrjen e llogarive, të dhënave personale, mesazheve dhe kodeve të verifikimit për banka”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka theksuar se nuk synon të krijojë panik, por ka kërkuar që institucionet të verifikojnë teknikisht situatën dhe t’i informojnë qytetarët për mënyrat e mbrojtjes.

“Nuk dua të krijoj panik, por kjo nuk duhet të neglizhohet. Duhet reagim institucional, verifikim teknik i asaj që po ndodh dhe njoftim i menjëhershëm i qytetarëve se si të mbrohen”, ka theksuar Sadiku.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje përdoruesve që të kenë kujdes me kodet dhe mesazhet që pranojnë.

“Deri atëherë: mos ia jepni askujt kodet që ju vijnë me SMS dhe mos hapni linke të dyshimta”, ka paralajmëruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 866)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (193)
  • Sport (452)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com