Më shumë se 600 anëtarë të komunitetit shqiptar dhe mbështetës të tyre janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin “General-de-Gaulle” në qytetin Mulhouse të Francës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave franceze, protestuesit kanë mbushur sheshin me flamuj kuqezi, duke marrë pjesë në një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta është zhvilluar më 26 shtator, ndërsa pjesëmarrësit kanë kundërshtuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale.
Mediat franceze kanë theksuar se vendimi nuk është përfundimtar, pasi ndaj tij pritet të ushtrohet ankesë në shkallën e dytë.
Tubimi në Mulhouse është pjesë e protestave të zhvilluara nga komuniteti shqiptar në vende të ndryshme pas vendimit të Gjykatës Speciale.
