Policia ka gjetur 2 persona të fshehur në rimorkion e një kamioni që kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut përmes pikës kufitare në Han të Elezit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:50.
I dyshuari, shtetas kosovar, ishte duke drejtuar një kamion “Mercedes” me targa vendore. Pas hyrjes në Kosovë, kamioni ishte vendosur në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.
Gjatë kontrollit të rimorkios, policia ka gjetur të fshehur 2 persona meshkuj, të cilët nuk kishin dokumentacion. Sipas deklarimeve të tyre, ata janë shtetas të huaj.
Me urdhër të prokurorit, palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “kontrabandim me migrantë”.
