DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dalin pamje nga arrestimi i 9 serbëve të dyshuar për krime lufte

27 Shtator 2026
A A
Dalin pamje nga arrestimi i 9 serbëve të dyshuar për krime lufte
Share on Facebook

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë publikuar të dhëna të reja dhe pamje nga aksioni i sotëm në Zubin Potok, ku u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nëntë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Të dyshuarit D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë bastisjeve, sipas autoriteteve, janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie.

Po ashtu, janë sekuestruar fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë, katër predha, rreth 23 mijë euro para të gatshme dhe rreth 60 mijë dinarë serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ndjekjen penale të personave të dyshuar për krime lufte.

Aksioni, i zhvilluar të dielën në disa fshatra të Zubin Potokut, është pjesë e operacionit të koduar “Dosja 23” dhe lidhet me hetimet për krime lufte të dyshuara gjatë luftës në Kosovë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 908)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com