DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia gjen armë e municion në veri, një i arrestuar

27 Shtator 2026
A A
Policia gjen armë e municion në veri, një i arrestuar
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera në dy lokacione në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë zhvilluar në fshatin Dren të Leposaviqit dhe në fshatin Shipovë të Zubin Potokut, pas informatave se në këto lokacione mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale, shkruan Insajderi.

Në fshatin Dren, gjatë kontrollit në një objekt që përdorej si stallë, janë gjetur një armë përsëritëse M-56, dy pistoleta, një CZ-99 dhe një CZ Mod-70, si dhe 139 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Për këtë rast është arrestuar S.V., i lindur më 1971. Policia ka bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkaq, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Shipovë, Policia ka gjetur një pushkë automatike AK-47, gjashtë karikatorë dhe 157 fishekë, një pushkë gjuetie M-48 me 186 fishekë, një bajonetë, uniforma ushtarake me emblemë serbe, dy çanta ushtarake dhe një pajisje ushtarake për ushqim.

Për rastin në Shipovë, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit të shtetit, për të dyja rastet është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 917)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (455)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com