DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musliu: Kosova nuk e ka pasur kurrë më të dukshme krizën e klasës politike

28 Shtator 2026
A A
Musliu për VV-në: Veç PDK-ja ua lëkund themelet, nuk i frikësohet grekofilëve të llojit të Dejonës
Share on Facebook

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Kosova nuk e ka pasur kurrë më të dukshme krizën e klasës së saj politike.

Përmes një fotografie nga Kuvendi i Kosovës, Musliu ka shkruar se 16 shtatori, kur u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nxori në pah edhe, siç e quan ajo, “boshllëkun e madh politik” që po e përjeton Kosova.

“16 shtatori nuk nxori në pah vetëm një aktgjykim. Nxori në pah edhe boshllëkun e madh politik që po e përjeton Kosova. Përballë një momenti historik, kur duhej guxim, qëndrim, vizion dhe përgjegjësi, shumëkush zgjodhi heshtjen, kalkulimin dhe rehatinë politike. Sot kemi një klasë politike që në vend të udhëheqjes shpesh kërkon strehë pas deklaratave; në vend të vendimeve kërkon arsyetime; e në vend të guximit politik zgjedh heshtjen”.

“Kjo nuk është thjesht mungesë lidershipi. Është krizë e thellë e përgjegjësisë politike. 16 shtatori e bëri të pamundur të fshihet më pas fasadës. Kosova ka nevojë për politikanë që kur vendi përballet me momentet më të vështira nuk matin koston e karrierës së tyre, por matin peshën e përgjegjësisë ndaj Kosovës. Historia nuk i mban mend ata që heshtën kur duhej të flisnin. I mban mend ata që patën guximin të qëndrojnë”, shkroi Musliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 958)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com