DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nafta në Kosovë më e shtrenjtë për xhepin e qytetarit se në Itali”

29 Shtator 2026
A A
MINT njofton për çmimet e reja të derivateve për sot: Nafta 1.86 euro e benzina 1.44 euro
Share on Facebook

Analisti Shenoll Muharremi ka krahasuar çmimin e naftës në Kosovë dhe Itali, duke thënë se dallimi bëhet dukshëm më i madh kur çmimi i karburantit krahasohet me pagat mesatare në të dyja vendet.

Sipas Muharremit, qeveria italiane ka vazhduar masat për uljen e akcizës së naftës. Ai ka theksuar se çmimi i naftës në Itali është rreth 2.37 euro për litër, ndërsa në Kosovë rreth 1.92 euro për litër.

Megjithatë, sipas tij, çmimi nominal nuk e paraqet të gjithë barrën që përballojnë qytetarët.

Muharremi ka marrë për bazë pagën mesatare bruto prej rreth 3,050 eurosh në muaj në Itali dhe rreth 713 euro në Kosovë. Duke i krahasuar këto të dhëna me çmimin e naftës, ai ka llogaritur se një italian me pagën mesatare mund të blejë rreth 1,285 litra naftë, ndërsa një kosovar rreth 371 litra.

“Pra, në raport me pagën mesatare dhe fuqinë blerëse, nafta për kosovarin është rreth 3.5 herë më e shtrenjtë se për italianin”, ka deklaruar Muharremi.

Ai ka bërë edhe një krahasim tjetër, duke thënë se çmimi prej 1.92 euro për litër në Kosovë, për nga barra që paraqet ndaj pagës mesatare, do të ishte i ngjashëm me një çmim prej mbi 8 eurosh për litër për një qytetar italian.

Sipas tij, situata bëhet edhe më e rëndë për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të energjisë e transportit.

“Mund të jetë pak më lirë se në Itali, por për xhepin e kosovarit është shumëfish më e shtrenjtë”, ka thënë Muharremi.

Në fund, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të masave për lehtësimin e barrës së qytetarëve përmes akcizës apo TVSH-së, duke e krahasuar këtë me masat e ndërmarra nga Italia për karburantet.

Deklaratat e Muharremit bazohen në krahasimin e çmimeve të karburantit me pagën mesatare dhe synojnë të paraqesin ndryshimin në fuqinë blerëse të qytetarëve në Kosovë dhe Itali.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 049)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (196)
  • Sport (460)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com