DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri: Pse Ligji për Specialen nuk po kthehet në Kuvend?Nuk është dokument i NASA-s

29 Shtator 2026
A A
Tahiri: Marrëveshja “për poste” është bërë, tani të konstituohet Kuvendi
Share on Facebook

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se çështjet e rëndësishme po shtyhen vazhdimisht deri në ditët e fundit.

Tahiri ka thënë se kjo po ndodh edhe një javë para se Kuvendi të marrë vendim lidhur me mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.

Sipas tij, institucionet po veprojnë vetëm kur përballen me presion ose krizë.

“Përsëri të gjitha temat serioze mbesin për 24 orët e fundit”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka ngritur edhe çështjen e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke pyetur pse Ministria e Drejtësisë nuk e ka kthyer atë në Kuvend për shqyrtim.

“Pse nuk kthehet Ligji në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë? Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar gjithashtu diskutim më serioz për zgjedhjen e Presidentit.

“Pse nuk ka diskurs serioz për zgjedhjen e Presidentit? Pse nuk flitet seriozisht për një shtet funksional dhe llogaridhënie? Sepse duket se qëllimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi nga një krizë në tjetrën. Kjo nuk është qeverisje. Është shtyrje e vazhdueshme e problemit deri në minutën e fundit”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 049)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (196)
  • Sport (460)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com