DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dardanët” konfirmojnë praninë në Debrecen për ndeshjen Kosovë-Izrael: Shkojmë për fitore

29 Shtator 2026
A A
“Liria Ka Emër” kërkon mbështetjen e “Dardanëve” në protestën për ish-krerët e UÇK-së
Share on Facebook

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në Debrecen për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit.

Kosova do të zbresë në fushë të enjten në tokën hungareze, në një ndeshje që do të zhvillohet në terren neutral. Megjithatë, “Dardanët” kanë bërë të ditur se do të jenë pranë ekipit përfaqësues, pavarësisht vendit ku zhvillohet ndeshja.

“Dardanët, si gjithmonë, edhe kësaj radhe do të jenë të pranishëm në shkallët e tribunave për t’i mbështetur bijtë më të mirë të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tifozët kanë theksuar se mbështetja për Kombëtaren e Kosovës nuk varet nga stadiumi apo vendi ku zhvillohet ndeshja.

“Nuk ka rëndësi a luajmë në fushë vendëse, si mysafirë apo në fushë neutrale. Dardanët, në çdo variant dhe në çdo cep të Evropës, i qëndrojnë pranë ekipit kombëtar të vet me krenari dhe besnikëri”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, “Dardanët” kanë shprehur optimizmin e tyre për një rezultat pozitiv ndaj Izraelit.

“Shkojmë për fitore, për ta nisur dhe mbaruar këtë javë suksesshëm. Besa, besë Kosovë!”, përfundon reagimi i “Dardanëve”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 061)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (196)
  • Sport (460)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com