DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Wendt nis detyrën si ambasador në Tiranë, Ambasada Amerikane: Shqipëri, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku

29 Shtator 2026
A A
Wendt nis detyrën si ambasador në Tiranë, Ambasada Amerikane: Shqipëri, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku
Share on Facebook

Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, duke shënuar një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit.

Në rezidencën zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në një ceremoni që shënoi fillimin e mandatit të ambasadorit të ri.

Me këtë rast, Ambasada Amerikane theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe aleancës mes dy vendeve, duke nënvizuar se partneriteti bëhet më i fortë kur Shqipëria dhe SHBA-ja qëndrojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe bashkëpunojnë për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Eric Wendt është ish-gjeneral-lejtnant i Ushtrisë Amerikane dhe u konfirmua nga Senati amerikan më 7 gusht 2026 si ambasador i SHBA-së në Shqipëri. Ai prezantoi letrat kredenciale te Presidenti shqiptar Bajram Begaj më 26 shtator.

Nisja e mandatit të Wendt vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, me marrëdhëniet dypalëshe që përfshijnë çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe partneritetit strategjik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 064)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (196)
  • Sport (460)
  • TV (100)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com