Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka folur për situatën politike në Kosovë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Hoxhaj tha se Kosova ndodhet në një “udhëkryq”, duke theksuar nevojën për përafrim të subjekteve politike dhe një drejtim të qartë institucional. Ai tha se aktgjykimi në Hagë ka shkaktuar mllef dhe zemërim te qytetarët, ndërsa përmendi edhe rezolutën e miratuar në Kuvend si përpjekje për afrim politik.
Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi se çështja e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
“Nuk duhet me u lidh Ligji për Gjykatën Speciale me çështjen e Presidentit.”
Sipas tij, subjektet politike duhet të përcaktojnë tashmë hapat që do të ndërmarrin përballë zhvillimeve të reja politike dhe institucionale.
