Analisti Jeton Zogjani ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, si dhe zhvillimet politike pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Duke diskutuar në emisionin “Forum” në DTV Media, Zogjani iu drejtua drejtpërdrejt deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, duke ngritur pikëpyetje nëse do të arrihet zgjedhja e Presidentit brenda afatit të mbetur.
“E din edhe ti këtë punë që zgjedhja e Presidentit s’bëhet”, tha Zogjani.
Ai theksoi se kanë mbetur vetëm gjashtë ditë për të arritur një zgjidhje dhe, sipas tij, nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Zogjani foli gjithashtu për dokumentin e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale, duke ngritur disa pyetje ndaj Hoxhajt rreth qëndrimeve dhe hapave të mëtejshëm politikë.
Pyetjet që Zogjani ia drejtoi Enver Hoxhajt mund t’i ndiqni të plota në emisionin “Forum” në DTV Media.
