Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kritikave lidhur me qëndrimin e saj në kohën kur u dënua Cali, ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa.
Musliu ka thënë se, në pamundësi për të vepruar institucionalisht dhe duke e konsideruar veten politikisht të pafuqishme për të marrë vendime në Kuvend, kishte dalë në protestë së bashku me qytetarët.
“Për të gjithë ata që pyesin: ‘Çfarë bëre dhe ku ishe kur u dënua Cali?’, kjo është përgjigjja”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka akuzuar shumicën parlamentare të atëhershme dhe aktuale se, ndonëse kishte ardhur në pushtet me premtimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale, nuk kishte ndërmarrë hapa konkretë për ta realizuar këtë.
“Ata që ishin shumicë parlamentare atëherë dhe janë shumicë edhe sot, e që erdhën në pushtet duke premtuar se do ta zhbënin Gjykatën Speciale, në vend që të ndërmerrnin hapa konkretë, falsifikuan fotografi nga protestat për t’i ushqyer militantët e tyre trushpërlarë, të cilët çdo ditë më sulmojnë me këto fotografi të montuara.( foto 4 e montuar)
Përgjigjja ime është e thjeshtë: unë isha në SHESHE me qytetarët. Ata ishin në pushtet.
Andaj, para se të drejtojnë gishtin nga ne, le të tregojnë pse nuk e zhbënë Gjykatën Speciale, megjithëse pushtetin e morën me premtimin se do ta zhbënin këtë Gjykatë”, tha ajo.
