Përdorimi i përfaqësimit politik për të ngritur çështje që lidhen me diskriminimin, pasivizimin e adresave, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin proporcional dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve.
Në këtë kuptim, iniciativa e Hasanit është konceptuar si një qasje më e gjerë politike: nga bashkimi elektoral drejt një platforme të përbashkët për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Tani këmbngul edhe në propozim që jan inicuar si për hapjen e një zyre ndërlidhëse në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, që do të ishte një ndihmesë e madhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit nga Komunat e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe që janë më qëndrim në Kosovë.
Veprimtaria publike e Refik Hasanit nuk kufizohet vetëm te kjo iniciativë, por në vijimësi është angazhuar në Reciprocitetin në mesë të Kosovës dhe Serbisë, në hapjen e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, në respektimin e Referendumit e vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, mbajtur me datën 1-2 mars 1992, në respektim sakrificës në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja, që mbrojti varret e të parëve, për zbatimin e Marrëveshjes e Konçulit, që çështja e kësaj krahine të ngritet, parashtrohet edhe në instanca si që është BE-ja apo OKB-ja.
Me përkushtim duke inicuar edhe në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine, ka kontribuar edhe është inciator duke propozuar miratimin e rezolutës, miratuar me nr.10-R-003, më 24 prill 2026,nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për shqiptarët Etnikë e Autoktonë, që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Publicisti Refik Hasani është një nga zërat më të hershëm dhe më të vazhdueshëm që ka kërkuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit dhe në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Ai artikuloi qartë dhe e përsëriti e argumentoi në vitet pasuese, duke e lidhur bashkimin e votës shqiptare me rritjen e përfaqësimit parlamentar, krijimin e një zëri të përbashkët dhe mbrojtjen më efektive të interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine.
Vazhdon të kërkon pa u ndalur për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme, në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazinë para ligjit, dhe instrumentet e së drejtës ndërkombëtare, dhe të mos ndiqen dy standard krejt të ndyshme, si sdandarde të dyfishta, sepse thekson se mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin Politik e Juridik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.
Prandaj, arritja e marrëveshjes së subjekteve politike shqiptare për një listë të vetme duhet të shihet si një zhvillim që tejkalon vetë garën zgjedhore, do të duhej të shërbejë si bazë për një bashkëpunim më të gjerë, të mbështetur në një program të përbashkët, një platformë të qartë dhe një mekanizëm të përhershëm koordinimi e harmonizmi.
Nëse lista e përbashkët shqiptare arrin të shndërrohet nga një marrëveshje zgjedhore në një platformë të përbashkët politike, sfida e radhës lexo hapi i ardhshëm nuk është vetëm ruajtja e unitetit elektoral, por shndërrimi në bashkimin elektoral të pasohet nga bashkimi programor, institucional dhe strategjik, në unitet programor, institucional dhe politik,për nja platformë të qëndrueshme politike shqiptare, të kësaj Krahine.
Do të duhej vazhduar përpjekja për të krijuar një platform, e program për artikulimin institucional të kërkesave të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe mbrojtja e të drejtave themelore dhe të drejtave kolektive si interesa të shqiptarëve me një qëllim.
