DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aktgjykimi i Kushtetueses: Si shkohet në zgjedhje të reja nëse Kosova dështon ta zgjedhë Presidentin deri më 6 tetor

30 Shtator 2026
A A
Deputeti i PDK-së: Policia e okupuar nga Sveçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi
Share on Facebook

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të fundit për procedurën e zgjedhjes së Presidentit, ka përcaktuar se Kuvendi duhet ta përfundojë këtë proces deri më 6 tetor 2026.

Në vendim, Gjykata ka sqaruar edhe pasojat në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë Presidentin e ri brenda këtij afati.

Sipas Kushtetueses, në një rast të tillë, Kuvendi shpërndahet automatikisht në bazë të Kushtetutës, ndërsa zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh nga dita e shpërndarjes.

Gjykata thekson se kjo rrjedh nga nënparagrafi 3 i paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, i cili përcakton rastin e shpërndarjes së Kuvendit nëse nuk zgjidhet Presidenti brenda afatit përkatës.

“Në fund, Gjykata rithekson që në rast se pas hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi deri më 6 tetor 2026 duhet të vazhdojë dhe të përfundojë zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin/en e ri/re, Kuvendi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, pas ditës së shpërndarjes së Kuvendit, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafit 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 114)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (462)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com