Ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj ish-kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, duke deklaruar se ai nuk është emëruar në Hagë nga administrata Trump.
Sipas Grenellit, Smith është emëruar nga Bruce Swartz. Grenell ka pretenduar se Swartz e kishte njoftuar Smithin në kohën kur Hashim Thaçi, atëherë President i Kosovës, ishte rrugës për në Washington në vitin 2020, ku, sipas tij, do të nënshkruhej marrëveshja për shfuqizimin e Speciales.
“Bruce gjithashtu e informoi Jack Smith-in se Hashim Thaçi (në atë kohë President i Kosovës) ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, në verën e vitit 2020, për të nënshkruar një marrëveshje që do të niste procesin e shfuqizimit të Gjykatës së Hagës për Kosovën (gjë që do të nënkuptonte fundin e punës së Jack Smith-it në Hagë). Jack Smith e arrestoi menjëherë Hashim Thaçin.
Jack Smith është një kundërshtar i betuar i Trump-it… është absurde të mendosh të kundërtën”, ka shkruar Grenell.
