DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Visar Ymeri: Pas verdiktit në Hagë, fjalët janë urgjente, por sjelljet e partive mbeten të njëjta

30 Shtator 2026
A A
Visar Ymeri: Pas verdiktit në Hagë, fjalët janë urgjente, por sjelljet e partive mbeten të njëjta
Share on Facebook

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “FORUM” në DTV Media, ka folur për situatën politike në Kosovë pas verdiktit në Hagë dhe reagimin e partive politike.

Ymeri ka thënë se pas verdiktit, partitë politike kanë deklaruar se vendi ndodhet në një situatë të re, duke ngritur alarmin për nevojën e një reagimi institucional. Megjithatë, sipas tij, deri tani sjellja politike nuk ka ndryshuar, duke mbetur e ngjashme me atë të vitit 2025.

“Fjalët janë të urgjencës, ndërsa sjelljet janë të njëjta”, ka thënë Ymeri, duke theksuar se dallimi mes deklarimeve dhe veprimeve politike po krijon një problem të madh.

Ai ka folur edhe për polarizimin politik, duke thënë se ky polarizim e ka një kufi përtej të cilit mund të bëhet i dëmshëm për shtetin.

Ymeri është shprehur se protestat e qytetarëve, me kalimin e kohës, mund të fillojnë të paraqesin problem për pushtetin, veçanërisht nëse pakënaqësia vazhdon të rritet.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Ymeri ka thënë se ka shenja që mund të shkohet drejt tyre, por ka vënë në dukje një veçori të rëndësishme të situatës aktuale: për herë të parë, tema që mund të dominojë një fushatë zgjedhore nuk duket të jetë e favorshme as për Albin Kurtin dhe as për partitë e tjera politike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com