Rusia dhe Serbia kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimi mes tyre, pavarësisht kritikave të Perëndimorëve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takua sot me ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriç në Moskë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Lavrov theksoi se Rusia mbështet përpjekjet e lidershipit serb për të parandaluar destabilizimin e vendit dhe shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paraqitur fakte konkrete të ndërhyrjes së rëndë të shteteve të huaja në proceset e brendshme politike në Serbi dhe Rusia dënon praktika të tilla.
Sipas Lavrov, vendet perëndimore, përmes organizatave joqeveritare dhe USAID-it, po ndikojnë në zhvillimin e situatës në favor të tyre, duke injoruar interesat e qytetarëve të vendeve të tjera.
Kur është fjala për Kosovën, Lavrov ka theksuar se Rusia ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje në mbrojtjen e interesave të Serbisë.
“Rusia dhe Serbia janë të përkushtuara ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka dyshim se ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë dhe mbrojmë me vendet e tjera”, theksoi Lavrov.
Ministri i Jashtëm serb shprehu kënaqësinë e tij për bisedën me Lavrovin dhe shpreson se kjo do t’i japë “impuls” shtesë bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Serbia është në rrugën evropiane, por nuk do të harrojë apo neglizhojë miqësitë e saj tradicionale”, tha Gjuriç.
