Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor Bali Haxha, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tij gjatë shërbimit.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Sindikata u ka shprehur ngushëllimet familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
“Me këtë rast, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare”, thuhet në telegramin e Sindikatës.
Në fund të mesazhit, Sindikata ka përcjellë edhe një mesazh përkujtimi: “I paharruar qoftë kujtimi për të!”
