DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

1 Tetor 2026
A A
Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale
Share on Facebook

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve.

Ajo ka vlerësuar reagimin e matur të institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, duke bërë thirrje për respektimin e mandatit të institucioneve gjyqësore.

Gjatë deklarimit të saj, Von der Leyen ka rikujtuar represionin dhe krizën humanitare të vitit 1999, ndërsa ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Viti 1999 është i ngulitur në kujtesën kolektive të Evropës: represioni i dhunshëm, kriza humanitare dhe vuajtjet që ka përjetuar populli juaj”, ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur ndihmën financiare dhe mbështetjen e BE-së për rindërtimin, zhvillimin ekonomik dhe reformat në Kosovë.

“Bashkimi Evropian ka qëndruar pranë jush që nga ajo kohë. Ne kemi qenë partneri juaj më i fuqishëm dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare. Kemi mbështetur rindërtimin, zhvillimin ekonomik, reformat dhe ndërtimin e një Kosove moderne e demokratike, një Kosovë, e ardhmja e së cilës është në Bashkimin tonë Evropian”, ka thënë Von der Leyen.

Duke folur për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, Von der Leyen ka theksuar se të akuzuarit kanë të drejtë ankese, ndërsa ka kërkuar respektimin e vendimeve të institucioneve të pavarura gjyqësore.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të forta. E vlerësoj reagimin tuaj të matur, si dhe atë të liderëve të tjerë politikë, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim është nxjerrë nga institucione të pavarura gjyqësore dhe mandati i tyre duhet të respektohet plotësisht. Të akuzuarit tani kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka theksuar se aktgjykimi nuk e vë në gjykim rezistencën e Kosovës, por ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Po ashtu, ka bërë thirrje që kujtimi i viktimave nga të gjitha komunitetet të jetë pjesë e rrugëtimit drejt pajtimit.

“Por, një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Rezistenca e Kosovës nuk ishte në gjykim dhe ne duhet ta nderojmë kujtimin e të gjitha viktimave, nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Kujtimi i tyre duhet të mbetet pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pajtimit dhe një të ardhmeje të përbashkët. Kjo më çon te pika ime e dytë: rëndësia thelbësore e stabilitetit institucional. Është formuar një Kuvend dhe një Qeveri e re. Kjo është pozitive”, ka thënë ajo.

Në vijim, presidentja e Komisionit Evropian ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur.

“Hapi i radhës është zgjedhja e presidentit dhe, gjatë javëve dhe ditëve të fundit, kemi parë se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur. Ju duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje tjetër: i reformave, rritjes ekonomike dhe përparimit në rrugën tuaj evropiane. Kjo më çon te pika ime e tretë: e ardhmja evropiane e Kosovës. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: besoj fuqishëm në të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Von der Leyen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com